Ditën e djeshme është vënë në pranga 36-vjeçari, Artion Taçi me detyrë drejtor i zjarrfikëseve në qytetin e Cërrikut.
Mësohet se Taçi kishte mbi 5 muaj që përgjohej nga policia, pra të paktën që në prill të këtij viti dhe gjithçka nisi pas denoncimit të një qytetari.
Bëhet me dije se para dhe pas zgjedhjeve ai ka biseduar me mbi 40 persona të cilët mendohet se i ka ndihmuar të shmangin detyrimet ligjore që ata kishin në lidhje me masat e sigurisë për mbrojtjen nga zjarri ne bizneset e tyre.
Përveç Taçit në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, me detyrë punonjës i tatim taksave në Bashkinë Cërrik; Adnand Xhelili, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës ne Bashkinë Cërrik; Alban Shima, me detyrë Përgjegjës i OSHEE në Cërrik dhe Armand Gjoka, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, të gjithë banues në Cërrik.