-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA: Kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara

Kryesoret

Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është vendimtar dhe se serbët duhet ta dinë të ardhmen e tyre. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke theksuar se mbështet fort Asociacionin, në emër të Shteteve të Bashkuara.

Në intervistën e tij për televizionin serb Nova, ambasadori Hill tha se është optimist për rikthimin e palëve në tryezën e dialogut, duke nisur nga takimi i ardhshëm i 14 shtatorit. “Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara”, tha ai.

Hill shtoi se nuk u pajtua me deklaratën se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka nëse SHBA-ja vërtet dëshiron diçka dhe se për këtë mjafton një telefonatë kur u pyet në kontekstin e themelimit të Asociacionit.

Kryediplomati amerikan në Beograd e pranon se të dy palët presin që të përmbushen kërkesat e tyre por sipas tij, të dyja mund të mësojnë shumë nga përvoja e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Hill shtoi se SHBA do që Kosova të lëvizë në drejtimin e duhur, duke pranuar se ka probleme gjatë rrugës, por se ai është optimist. “Unë nuk do ta përjashtoja optimizmin si një mënyrë për t’i parë gjërat. Optimizmi, nëse zbatohet mirë, mund t’ju ndihmojë të përparoni, nuk shoh asnjë arsye për t’u pushtuar nga pesimizmi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit