-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet vdekja në Selenicë! Policia: Djali vrau babanë me tritol

Kryesoret

Vrau babanë e tij, duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, vihet në pranga 23-vjeçari në Selenicë. Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në fshatin Gjormë. Mëngjesin e djeshëm rrugës për në spital ndërroi jetë Durmish Glluçaj 56-vjeç.

Në njoftimin e parë për mediat, policia tha se dyshohej për shpërthimin e një bombole gazi. Pak minuta më pas ndryshoi versioni dhe u njoftua se shpërthimi ishte nga lënda eksplozive.

“Më dhunonte”! Kurthi, si e futi djali të atin në grackë duke e vrarë?

Sot policia thekson se kemi të bëjmë me vrasje dhe autori është djali Mateo Gllucaj. 23-vjeçari ka rezultuar se e vrau babanë e tij duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz e cila pas ndezjes shpërtheu.

Kështu nuk kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, por vrasje të qëllimshme. 23-vjeçari dyshohet se mori vendimin ekstrem kundër të atit për shkak  të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit