“El Gordo” nuk është i vetmi trafikant shqiptar që kërkohej ndërkomëtarisht e që u arrestua në Kolumbi.
Në të dhënat e autoriteteve kolumbiane bie në sy emri i Lirido Ajazit ose Lirido Shkurtajt , i cili njihet edhe me pseudonimin “Mario” dhe kërkohej edhe nga drejtësia në Lion të Francës.
Dyshohet se ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës. Madje raportohet se ai do të takohej në Bogota me Nikollin.
“Që nga tetori 2021, alias Niko është kërkuar nga autoritetet franceze për trafikun e drogës. Ai do të përfshihej edhe në krime të pastrimit të parave dhe ishte në kërkim në më shumë se 180 vende,” tha Prokuroria e Kolumbisë.