Gjendja shëndetësore e liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen.
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë. Parametrat jetësore të Nanos paraqiten më mirë se ditët e mëparshme.
Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt.
Fatos Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen./ Report Tv