Për të gjithë nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë deri ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njofton se kanë ende kohë.
Kjo sepse është marrë vendimi që ky proces të shtyhet deri me datë 4 shtator për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme.
E ndërsa për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30 shtator.
“Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59. Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59”, thuhet në njoftimin zyrtar.