Vetëm nëntë deputetë ishin sot në krah të Lulzim Bashës në Kuvendin që mblodhi për të miratuar ndryshimet në statut që çimentuan postin e të kryetarit përjetë, pasi hoqi fjalën dorëheqje edhe në rast humbje.
Dy ishin surprizat në radhët e deputetëve. E para fakti që mungoi Enkelejd Alibeaj. Ish-kryetari i PD-së ka mbrojtur Bashën në çdo lëvizje në dy vitet e fundit, por sot mungoi.
Burime mediatike flasin për një pakënaqësi që ka lindur mes tyre për ndryshimet statutore.
Surpriza e dytë lidhet me deputeten Ori Nebijaj, e cila deri pak ditë më parë ishte në krah të Gazment Bardhit, por sot papritur u shfaq në rresht me Lulzim Bashën.