-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvio: Kënaqem edhe me një pikë në Çeki

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nis shtatorin me dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Në prag të ndeshjes së parë tekniku i kombëtares ishte i qartë; nëse nuk fitojmë, të paktën të marrim një pikë.

Siç e thashë, ne llogaritë do i bëjmë në nëntor. Tani jemi në garë për të përballuar dy ekipe të forta. Mendja jonë është te Çekia, ka lojtarë të mirë dhe fizikë. 90 minutat do jemi në garë. Mbase marrim tri pikë, mbase barazojmë.

Të jemi në garë, por kjo që marrim një pikë apo tre, nuk na bën mirë. Duam të fitojmë. Të jemi të fokusuar 100 përqind në garë. Mund të fitojmë, por nëse nuk e bëjmë le të mos humbasim” tha ai.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvio Mendes Campos Junior do të udhëtojë në transfertën e Pragës, ku do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit