Arbana Osmani dhe Xhemi Shehut kanë një nga miqësitë më të bukura që shikojmë në show bizin shqiptar.
Së fundmi dyshja po shijojnë disa ditë pushime nën shoqërinë e njëra-tjetrës, pasi kanë udhëtuar drejt Lago Di Como, në Itali.
Gjatë një xhiroje në det të hapur me jaht Arbana i ka kërkuar me shaka që t’i bëjë dhuratë një nga vilat që ndodhen në brigjet e Lago Di Como.
“E bukur ë do ma blesh mua këtë 120 mijë euro java është çfarë i ke ti këto,” i thotë Arbana Xhemit me shaka.