-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Telegraph: Ja si shiten pasaportat false nga kontrabandistët shqiptarë në Instagram

Kryesoret

Media britanike, “The Telegraph” ka kryer një investigim se si bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantin e paligjshëm ose kriminelin që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht.

“Bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës,” shkruan media britanike.

Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke shkruhet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Aktiviteti reklamohet përmes story në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, në vend të një faqeje publike për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron për të mbyllur llogarinë.

Një gazetare me mision të fshehtë që dërgoi një mesazh tek operatorët e llogarisë iu tha se do të kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në MB.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini,” ishte përgjigja e tyre.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit