Vrasje në Tiranë. Pas një debati në familje motra ka vrarë motrën me thikë. Viktima është Amanda Pushani 37-vjeçe. Autore e dyshuar e arrestuar është Marsela Pushani 40-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në rrugën “Hajdar Hidri”.
Viktima, Amanda Pushani dhe autorja Marsela Pushani
Familjarët, policia thotë se kanë njoftuar dje rreth orës 11:40 se 37-vjeçarja vdiq për shkaqe natyrale.
Por policia nisi hetimet pas dyshimeve që kishte dhe nga autopsia zbuloi se Amanda Pushani kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
U arrestua motra Marsela Pushani banuese në Tiranë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Nga hetimet rezultoi se ditën e djeshme gjatë një konflikti 40-vjeçarja ka goditur me thikë motrën e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Frymën e fundit e dha në duart e saj! Si e vrau motra motrën në Tiranë?