-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasjet mes Sofjes dhe Shkupit ulin numrin e turistëve mes dy vendeve

Kryesoret

Është ulur dukshëm numri i turistëve nga Bullgaria në qendrat turistike në Maqedoninë e Veriut. Krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, gjatë këtij viti janë regjistruar 100 mijë turistë më pak, bëjnë të ditur nga Agjencia për Mbështetjen e Turizmit.

Megjithëse në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjysmën e parë të vitit është rritur për 40 për qind numri i turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

Kryetari i Agjencisë për Mbështetjen Turizmit, Lubço Janevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë dukuri kanë ndikuar dukshëm tonet e ashpra mes zyrtarëve të Shkupit dhe Sofjes rreth kontestit për çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, dhe kërkesës së Bullgarisë për përfshirjen bullgarëve në preambulë nga çka varet dhe dinamika e procesit integrues për Maqedoninë e Veriut.

“Gjendja politike ka bërë që të ulet për 60 deri në 70 për qind numri i turistëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut. Sigurisht se kjo gjendje është reflektuar dhe në relacion të kundërt,” thekson Janevski.

Kryetari i Odës Ekonomike Turistike, Arkan Kerim, thekon se është Bullgaria ajo që ka humbur më shumë turistë nga Maqedonia e Veriut.

“Brenda vitit rreth 400 mijë maqedonas frekuentonin qendrat turistike të Bullgarisë, të cilët tani nuk janë më në këtë vend. Ata shkojnë në Serbi ose vendet e tjera, kështu që nëse shihet në konotacionin politik, si rrjedhojë e kontestit mes dy vendeve fqinje, në planin turistik humbëse më e madhe del Bullgaria,” thekson Kerim.

Nga kjo Odë theksojnë se ulje e theksuar e numrit të turistëve vërehet edhe nga Kosova e Shqipëria. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit