-sidi education-spot_img
24.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi dhe Peleshi përplasen në Kuvend, deputeti i PD përjashtohet pas ndërhyrjes së gardës

Kryesoret

Në një moment tensioni të madh në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, pasi ky i fundit nuk e ka lejuar të marrë fjalën.

Peleshi, gjatë një seance të nxehtë, i kërkoi Boçit të largohej nga foltorja, duke theksuar se nuk mund të fliste më pasi kishte thyer rregulloren. “Lironi foltoren. Këtu veprojmë sipas rregullores.

Secili prej jush, po të ishte këtu, nuk do ta merrte fjalën pa asnjë shpjegim,” tha Peleshi, duke iu referuar thyerjes së rregullores nga ana e Boçit që e kishte marrë fjalën për herë të dytë pa autorizim.

Nga ana e tij, Boçi reagoi me zemërim, duke i kërkuar Peleshi të tregohej i sinqertë dhe duke i thënë: “Nuk ke turp, do më tregosh rregulloren?”

Në përgjigje, Peleshi u shpreh më ashpër: “Merrni masën e dytë disiplinore. Vërejtje. Nëse vazhdoni ta shkelni, do t’ju hiqet e drejta për fjalën. Përjashtoheni nga salla. 5 minuta pushim derisa z. Boçi të lirojë foltoren.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit