Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot njoftoi në fjalimin e tij të mbrëmjes se do të zëvendësojë ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe në vend të tij u emërua Rustem Umerov.
“Vendosa të zëvendësoj Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksii Reznikov përjetoi më shumë se 550 ditë luftë në shkallë të gjerë. Besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe forma të tjera ndërveprimi si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë. Rustem Umerov tani duhet të kryesojë Ministrinë. Unë pres që Parlamenti ta mbështesë këtë kandidat,” tha Zelensky.
Reznikov ishte akuzuar se ishte përfshirë në një rast korrupsioni që përfshinte disa furnizime ushtarake me çmime të fryra dhe ishte raportuar tashmë se kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë.