Policia e Kosovës ka zbardhur detaje të reja lidhur për vrasjen që tronditi Prizrenin dje, ku mbeti i vdekur Beqir Morina 48 vjeç. I dyshuari është Aziz Gashi. Sipas policisë i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës pas një mosmarrëveshje që kishte me të. Për kapjen e të dyshuarit, policia kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo i dyshuari nuk është kapur ende.
Gjithçka dyshohet se ndodhi pak para orës 19:00, kur u dëgjuan disa krisma armësh nga një veturë në lëvizje. I dyshuari Gashi, i cili është nga fshati Sferkë i Klinës dyshohet se gjuajti shtatë herë në drejtim të viktimës, të cilin e la të vdekur në vend.
Sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin kritik, 50-vjeçari ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës. “Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.
“E qëlloi në sy të fëmijës dhe gruas”! Dinamika e ekzekutimit