Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se, premtimi i bërë nga Partia Socialiste në 2013-n për një drejtësi të pavarur, jo vetëm që i solli ata në pushtet, por edhe është bërë realitet në ditët e sotme.
Ndryshimet në qeveri dhe brenda PS, Klosi në “5 Pyetjet”: Për t’i dhënë një hov të ri qeverijes!
Klosi vijoi më tej, duke cituar kryeministrin Rama se, në Shqipëri sot ka dy realitete të mëdha, nga njëra anë që vendi ynë është një faktor në rajon e që po bën shumë hapa përpara në shumë drejtime. Dhe nga ana tjetër, sipas Klosit, kemi një reformë në drejtësi dhe një drejtësi të pavarur.
“Kryeministri dhe kryetari i partisë e tha qartë se në 2013-n kemi ardhur me premtimin se do të kemi një drejtësi të pavarur dhe sot që flasim është fakt që drejtësia është e pavarur, madje edhe një goditës i fortë i PS.
Z. Rama e tha dhe sot në fjalën e tij se, ka dy realitete një Shqipëri që po zhvillohet, që po i bën përpara në shumë drejtime, që është faktor në rajon, dhe nga ana tjetër kemi një realitet tjetër që është reforma në drejtësi dhe drejtësia e pavarur.”, deklaroi në fjalën e tij në “5 Pyetjet”, z. Klosi.