-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emërimet e reja, Klosi: Kanë dhënë kontribut të çmuar në PS, mënyra jonë e qeverisjes pëlqehet nga publiku

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se të gjitha figurat e emëruara sot në mbledhjen e Asamblesë si në krye të ministrive, ashtu edhe në pozicionet drejtuese të PS, janë emra që kanë dhënë një kontribut të çmuar prej vitesh në këtë forcë politike.

Sipas Klosit, përderisa Partia Socialiste nëpërmjet metodës së saj duke alternuar brezat dhe ndryshuar pozicionet, po arrin të pëlqehet nga publiku, do të vijojë të ndjekë të njëjtën metodë, që po e çon gjithnjë drejt suksesit.

Ndryshimet në qeveri dhe brenda PS, Klosi në “5 Pyetjet”: Për t’i dhënë një hov të ri qeverijes!

“Të gjithë figurat e vendosura sot si në krye të ministrive, ashtu edhe në pozicionet drejtuese të Partisë Socialiste, janë emra që kanë dhënë kontributin e tyre në gjithë këto vite në këtë forcë politike.

Përderisa PS nëpërmjet metodës së saj duke alternuar brezat, duke ndryshuar pozicionet, duke i dhënë gjithmonë vrull dhe energji qeverisë, arrin të fitojë dhe të pëlqehet nga publiku, dhe përderisa pëlqehet nga publiku, do të vijojë si e tillë.

Kampi tjetër pastaj është histori krejt tjetër.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje Blendi Klosi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit