-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më vodhën çantën…”! I bëri lekët e punës “rrush e kumbulla” në bixhoz

Kryesoret

Një 27-vjeçar u arrestua në Tiranë për dëshmi të rreme. Bledion Mici shkoi në polici dhe denoncoi se i kishin vjedhur çantën me dokumentet dhe lekët e kompanisë ku punonte në Kashar. Por pas hetimeve rezultoi se i shpenzoi në bixhoz duke përfunduar në qeli për kallëzim të rremë.

“Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me dokumente dhe me një shumë parash, në automjetin e firmës ku punonte, vihet në pranga 27-vjeçari. Gjendet në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, çanta që ky shtetas e kallëzoi të vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi Bledion Mici 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, Kashar, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Bledion Mici ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e çantës me dokumente dhe para. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar çanta për të cilën kishte bërë kallëzim.

Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shumën e parave, shtetasi Bledion Mici e ka shpenzuar për lojëra fati.   Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i shtetasit Bledion Mici 27 vjeç, banues në Kashar, për veprën penale “Kallëzimi i rremë” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit