Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Përmes një reagimi në Facebook, Basha është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e damkosur nga SPAK, nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake.
Rokadë dhe shkarkime! Ikin Kushi, Krifca, Xhaçka! Igli Hasani ministër i Jashtëm
Ai tha se ata i bën bashkë vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që i bëri thirrje drejtësisë të vijojë përpara me hetimin e aferave korruptive.
“Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës.”, shprehet Basha në reagimin e tij.
Shkarkimet/ A i dorëzoi Rama, Xhaçkën dhe Krifcën në duart e drejtësisë?
Në lidhje me ndryshimet në qeveri ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi është shprehur se këto ndryshime janë një makijazh për fytyrën e kalbur të korrupsionit të kryeministrit. Ai shtoi se nën qeverisjen e Ramës, korrupsioni do të vijojë të gërryejë xhepat e shqiptarëve.
“Korrupsioni, i cili qëndron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makijazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.