Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se, çdo deputet mund të ketë qëndrimet e tij personale, por aksioni opozitar duhet të jetë i koordinuar dhe i përbashkët.
“E gjithë mënyra e funksionimit të PD, nuk është normale për këtë forcë politike. Çdo deputet mund të ketë qëndrimin e tij, por aksioni partiak, aksioni opozitar, duhet të jetë i koordinuar.
Sefa në “5 Pyetjet”: Çdo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit nuk ka vend në PD
Janë organet legjitime të Partisë Demokratike që vendosin nëse Kuvendi që u mblodh është apo jo i ligjshëm.
Secili nga deputetët është i lirë ti përgjigjet pozitivisht ose jo thirrjes së z. Bardhi për tu mbledhur për të diskutuar çështjet për të cilat do duan.”, u shpreh ndër të tjera z. Sefa në fjalën e tij.