Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj u drejtua për në Kryeministri.
Zhvilloi një bisedë për disa minuta me kreun e qeverisë dhe më pas bashkë me Edi Ramën u nisën drejt vilës 30 në Bllok.
Pas drekës me Edi Ramën, Osmani do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.