Në orën 10:00 të paradites me himnin kombëtar ka nisur sesioni i ri parlamentar. Deputetët u rikthyen nga pushimet. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në nisje të seancës.
Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është prezantuar sot si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Vendimi për emrin e Çuçit është marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut dhe sot ka marrë miratimin e deputetëve socialistë.