Duke folur për ligjin e dosjeve të sigurimit, Sefa tha se, Partia Demokratike ka qenë e qartë dhe është e vendosur që, asnjë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, nuk ka më vend në këtë forcë politike.
“Çdo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit nuk ka vend në Partinë Demokratike.”, tha në lidhje me këtë çështje z. Sefa.
Ai vijoi më tej duke thënë se, edhe pse Partia Demokratike ka qeverisur për shumë vite vendin dhe nuk ka hapur kurrë këto dosje, kjo gjë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.