Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ndarë në platformën “X” pamjen e tij të parë që pas incidentit gjatë stërvitjes ku u raportua se ai u rrëzua duke vrapuar e për pasojë kishte marrë disa lëndime në fytyrë.
Dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes, kancelari Scholz është shfaqur në rrjet me sy të fashuar.
“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë,” shkruan Scholz me nota humori në përshkrimin e fotos së tij.
Wer den Schaden hat…
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist! pic.twitter.com/bB5INX8HnM— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 4, 2023