-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luigi Soreca rikthehet në Tiranë

Kryesoret

Luigi Soreca rikthehet në Tiranë. I ngarkuari me punë i BE-së ditën e sotme u ritakua me delegacionin e Bashkimit Europian dhe ka nisur menjëherë nga puna, deri në mbërritjen e ambasadorit të ri.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. BE-ja qëndron krah Shqipërisë për të konsoliduar progresin e arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe shtyrjen për reforma të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE”, tha ambasadori.

Diplomati rimerr këtë post pas largimit të Christine  Hohmann, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar në Irak. Eksperienca e tij ishte kyçe për rikthimin e tij në Tiranë, pasi Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tri vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018, për t’u larguar në prill të 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit