43 deputetë të opozitës, PD-së dhe aleatëve të djathtë pas dy vitesh përçarje sot u bënë bashkë, por pa Lulzim Bashën.
Në tryezën e thirrur nga kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ishin të pranishëm, grupi i Sali Berishës, por edhe deputetë që deri tani kanë qenë të pavendosur si Agron Gjekmarkaj, apo Jorida Tabaku.
Bashkë aleatët pas fjalimeve në hyrje vijuan diskutimet mbi strategjinë opozitare kundër qeverisë. Disa prej deputetëve kërkuan ngritjen e komisioneve hetimore për sistemin TIMS, koncesionet në shëndetësi, fondet e IPARD-it dhe reformën zgjedhore.
Nesër, Sali Berisha e ftoi këtë grup deputetësh që të jenë të pranishëm në selinë e PD-së ku do të prezantohet raporti për zgjedhjet e 14 Majit.