Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit të këtij të fundit për zbulimin e një sasie të madhe armatimi në Zveçan.
“Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe,” shkruante ndër të tjera Zveçla në postim.
Por organizata në fjalë e ka kërcënuar hapur Sveçlën duke i komentuar në këtë postim në Facebook se:
“Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet.”
Sipas KosovaPress, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).
Zbulohet baza e armatimeve në veri të Kosovës, Sveçla: Përdorej nga serbët