-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I tmerrshmi i Shkodrës! Si u arrestua njeriu që shkëmbeu vrasjet me Ervis Martinajn?

Kryesoret

Behar Bajri, ish-bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, është arrestuar ditën e djeshme në Francë.

Bajri 43 vjeç ishte i shpallur në kërkim nga SPAK së bashkë me 8 të tjerë, të dyshuar për për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

Referuar komunikimeve, ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ku kanë shkëmbyer objektivët e tyre.

Behar Bajri dhe Denis Borici ekzekutuan Gjin Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit