Modelja e njohur Emina Çunmulaj dëshiron patjetër që fëmijët e saj të jenë të lidhur fort me gjuhën shqipe.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo kërkon një mësuese të gjuhës shqipe.
“Kam nevojë për një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijë,” ka shkruar Emina në profilin e saj.
Emina shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente familjare ku shihet teksa gatuan ushqime tradicionale shqiptare. Madje këtë verë, ajo e kaloi me fëmijët e saj në vendlindje.