-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr dhe plumba mes barinjve! Plagosje me armë zjarri

Kryesoret

Një person është qëlluar me armë zjarri në Tepelenë. I plagosuri Sokrat Zeraj është transportuar në spital. Autori Blerim Luzaj është arrestuar. Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes dy barinjve.

“Plagosi me armë zjarri në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë kapet dhe arrestohet 30-vjeçari.

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia administrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj). Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë, punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Blerim Luzaj 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin Sokrat Zeraj 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit