Gjatë vizitës në Tiranë, Presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës, shkrimtarit Ismail Kadare.
Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.
Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.