Johan Floderus, diplomat suedez është duke u mbajtur peng në Iran për më shumë se 500 ditë. Bild shkruan se 33-vjeçari është një nëpunës civil nga Brukseli, i cili u arrestua ndërsa ishte me pushime në Teheran në prill 2022.
“Është një ide e çmendur të udhëtosh në Iran si turist në rrethanat aktuale dramatike, ndërsa të drejtat e grave dhe të njeriut po shkelen tmerrësisht,” kritikon eksperti iranian dhe politikani i FDP-së, Saba Farzan.
Identiteti i Floderus ishte mbajtur sekret nga qeveria suedeze dhe BE. Edhe pse Irani kishte njoftuar tre muaj pas arrestimit se një shtetas suedez ishte arrestuar, shteti nuk e publikoi emrin e tij.
Eksperti Farzan gjithashtu shton:
“Ideja tjetër e çmendur e Josep Borrell është të heshtësh për rrëmbimin e një qytetari të BE-së për kaq shumë kohë. Politikat e buta po rrezikojnë jetën e njerëzve.”