Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë dykatëshe, biznes, në Stamboll dhe raportohet se flakët janë përhapur në ndërtesat përreth.
Sipas mediave turke, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në biznesin në fjalë, por situata paraqitet problematike për shkak se janë tre pallate të tjerë ngjitur, që rrezikohen të digjen.
Zjarrfikësit e dërguar në vendngjarje po punojnë për të shuar flakët, që po përhapen me shpejtësi.
Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike nga palestra që gjendej në katin e dytë të godinës, për t’u përhapur më tej në pjesën tjetër të ndërtesës.