Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden është infektuar sërish me koronavirus dhe për momentin ka shfaqur simptoma të lehta.
“Këtë mbrëmje, Zonja e Parë rezultoi pozitive me COVID-19. Ajo aktualisht po përjeton vetëm simptoma të lehta. Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e tyre në Rehoboth Beach, Delaware,” tha në një deklaratë zëdhënësja e zonjës së parë, Elizabeth Alexander.
Edhe presidenti Joe Biden iu nënshtrua një testi anti-Covid pas këtij lajmi, por rezultoi negativ, teksa Shtëpia e Bardhë informon se ai do të testohet herë pas here gjatë kësaj jave.
Verën e kaluar, zonja e parë rezultoi pozitive për Covid-19 gjatë pushimeve në Karolinën e Jugut në gusht ndërsa Presidenti Biden doli pozitiv korrikun e kaluar.