-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të likuidoj”! Xhelal Sveçla: Nuk kam frikë nga kërcënimet

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar kërcënimet me jetë që i janë bërë nga organizata terroriste “Severna Brigada”. Ai tha se nuk ndihet aspak i rrezikuar dhe kjo falë Policisë së Kosovës.

“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, mu falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të tyre, pra, sukseset e PK-së, ajo që na garanton që qytetarët të kenë jetë të qetë, e institucionet të punojnë të sigurta.

Patjetër, se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës.

Mos të harrojmë se edhe vetë PK ka policë të rënë në detyrë, të cilët nuk janë në mesin tonë për të festuar, por janë familjaret e tyre, të cilëve ua uroj ditën e Policisë. Punët vazhdojnë, armiqtë tanë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”, tha ai.

Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ku shkruanin “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit