Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 50-vjeçari me inicialet V. Sh., banues në fshatin Potoduar të Dimalit për armëmbajtje paleje.
Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, iu gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ai pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Beratit, për veprime të mëtejshme.