-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koka ia hedh fajin Ahmetajt për inceneratorin e Elbasanit: Mos i jepte lekët

Kryesoret

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të akuzuarit e dosjes së inceneratorit të Elbasanit kishin radhën për t’u mbrojtur, mes tyre ish-ministri Lefter Koka, i cili e nisi seancën duke deklaruar se gjithçka kundër tij është sulm politik.

Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Sipas avokatit, Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarrëse. “Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimmarrës”, tha avokati Julian Mërtiri.

Sipas mbrojtësit, gjithë procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse duke ia hedhur fajin Arben Ahmetajt. “Ka qenë Ministria e Financave (asokohe drejtohej nga Ahmetaj) që ka vlerësuar ligjshmërinë e procedurës dhe që ka lëvruar fondet publike.

Nëse do të kishte konstatuar probleme, le ta kthente. Koka nuk ka asnjë kontakt me koncensionarët. Akuza nuk ka provuar as marrëveshje, as marrie-dhënie parash” tha avokati. Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar prej muajit korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit