-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: “MSA” është ngrirë! Po vuan biznesi, në rrezik grantet nga BE

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për sot për masat e BE-së ndaj Kosovës të cilat u vendosen pas situatës në veri. “Aktualisht, për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Evropian” tha ai.

Ai tha se masat janë të padrejta dhe se Kosova nuk është përgjegjëse për situatën e cila u tensionua muaj më parë.

Përkundrazi, ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve.

Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka pranuar huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. “E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Evropian”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit