-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mami do të vijë prapë…”! Lotët e gjyshes për mbesën: Biseda e fundit para se t’i jepte fund

Kryesoret

Gjyshja e 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës pak javë më parë, ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur” detaje nga tragjedia. Ajo ka treguar bisedën e fundit me vogëlushen, si dhe ato çfarë mbesa i pohoi pas takimit që e mitura kishte bërë me të ëmën, 7 vite pasi e kishte braktisur dhe ishte ndarë me të atin. Gjyshja thotë se në takim, nëna i kishte thënë se do të vinte dhe do ta takonte prapë e se do ta merrte me vete në Greqi.

“Ish nusja, se kuptuam pse u largua, ishte dhe e vogël në moshë. Është larguar herën e parë kur ishte 2 muajshe shtatzënë… shkaku pse u largua nuk e dimë, kanë qenë 15-16 vjeç të dy me djalin. Ajo nuk e ka lindur vajzën tek ne, e kem marrë në shtëpi kur ishte vajza 1 vjeç, dhe më pas iku kur ishte vajza 3 vjeçe. Atë ditë që iku e la vajzën me çupën e djalit tjetër, unë isha për kafe në një vend, dhe kur erdha nuk e gjeta. Lajmëruam policinë dhe na tha se nuk kthehet, dhe vajzën e la.

Gjyqi i parë ia la asaj kujdestarinë, por ajo nuk kishte mundësi ta mbante se edhe ajo është rritur jetime. Në muajin prill, pas 7 vitesh, ajo u takua me vajzën. Çupën e përgatiti nusja (njerka e saj) dhe e nxori gjyshi që ta takonte e ëma. 10-15 minuta ka ndenjur. Në fillim kur e pa kishte qarë e ëma dhe i kishte thënë ‘sa qenke rritur, mami do vij prapë do të blej telefon’. Po vajza i kishte thënë që jo se unë kam babin. Çupa këto ka thënë edhe tek shoqet e saj, që i kishte thënë se do të vinte prapë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit