-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kafe, në sytë e fëmijës dhe për drutë! Pesë vrasje brenda muajit

Kryesoret

Foto ilustruese

Pesë jetë u shuan si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit brenda një muaji në Kosovë. Vrasja e fundit ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen “Arbanë” të Prizrenit, ku u vra një 48-vjeçar me inicialet B.M. sipas dëshmitarëve në sytë e fëmijës dhe gruas. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër vrasje e rëndë tronditi Kosovën ditë më parë. Mesditën e 31 gushtit, një 29-vjeçar u vra në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes viktimës dhe autorit. Ngjarja me epilog tragjik për 29-vjeçarin nga Bubaveci thuhet të ketë ndodhur në tregun e druve.

Muaji gusht ishte fatal edhe për jetën e një 39-vjeçari nga Skenderaj. Ai u vra nga të shtënat me armë zjarri më 10 gusht në një kafene në fshatin Runik, ndërsa të plagosur mbetën tre të tjerë. Lidhur me rastin, Policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Po ashtu, më 7 gusht në një lokal në qytetin e Klinës, në pjesën perëndimore të Kosovës, me armë zjarri u vra një person rreth të 50-tave, A.P. Viktima fillimisht ishte plagosur, por kishte ndërruar më pas jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuar për këtë rast është Tush Frroku, i cili është dorëzuar në polici dhe i njëjti ndodhet në paraburgim.

E një përleshje mes dy grupeve që përfundoi me pasoja fatale për jetën e një 39-vjeçari me inicialet K.R, ndodhi më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë liruar nga paraburgimi më 29 gusht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit