Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia së fundmi ka shprehur dëshirën e tij të madhe të ylli argjentinas, Lionel Messi të luajë në Botërorin e vitit 2026 ku ka shtuar më tej se do t’i befasojë të gjithë.
Messi pas përfundimit të turneut ku u shpall kampion bote u shpreh se planifikon të mos marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm.
Por duket se presidenti i kombëtares së Argjentinës nuk i ka humbur shpresat që Messi do të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm.
Pjesëmarrjen e tij në turne e ka krahasuar me yllin kroat, Luka Modric ku ka shkëlqyer në dy Botëroret e fundit duke e dërguar Kroacinë shumë pranë fitores një herë në vend të dytë duke shkruar deri në finale ndërsa në Katar ra me një vend duke e renditur i kombin e tij të tretin në botë.
“Ai gjithmonë synon për më shumë. Kur nuk ju lënë. Ai gjithmonë ju befason, ai synon më shumë. Nuk mund ta imagjinoni këtë. Si nuk mund ta imagjinoj unë? Do të dëshiroja që të jetë aty. Me kushtet që ai ka, lehtë mund të luajë edhe në Botërorin e 2026-ës.
Modric e bërë këtë për Kombëtaren e tij, Iniesta e bëri për Barcelonën. Varet nga ai, si ndihet ai. Unë e shoh duke luajtur në Botërorin e radhës, duke luajtur në pozitën që ai e dëshiron. Ai mund ta bëjë këtë. Varet së çfarë dëshiron ai. Unë ëndërroj për këtë gjë.
Ai është i lumtur në Kombëtare, shihet si vjen në stërvitje. Ai është shumë i lumtur me grupin e bashkëlojtarëve, me stafn e trajnerëve. Jam me fat që kam një marrëdhënie të mirë me të. Është një marrëdhënie e ndërtuar me dashuri”, u shpreh Tapia.