-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria gjermane: Qëndrimi për vizat e Kosovës, i pandryshuar

Kryesoret

Në një përgjigje për Gazetën Express nga qeveria Federale e Gjermanisë thuhet se qëndrimi i Berlinit zyrtar për liberalizimin e vizave për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.

Nga qeveria Gjermane thuhet se mbështesin vendimet për liberalizim të vizave që i përkasin Këshillit të Bashkimit Evropian, e që i garantojnë Kosovës lëvizjen pa viza nga 1 janari 2024.

“Qëndrimi gjerman mbetet i pandryshuar: Ne mbështesim vendimet për liberalizimin e vizave që i përkasin Këshillit të Bashkimit Evropian,” ka thënë një zëdhënës i qeverisë Gjermane.

Këshilli i Bashkimit Evropian më 9 mars të këtij viti kishte marrë vendim për t’i dhënë dritën jeshile Kosovës për udhëtim pa viza në Zonën Schengen.

“Këshilli sot miratoi qëndrimin e tij në leximin e parë për lëvizjen pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova,” thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian ku 1 janari 2024 përmendet si kohë kur fillon zbatimi i vendimit.

Qëndrimi i Berlinit zyrtar për liberalizimin e vizave vjen pas paralajmërimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë ndryshim sa i përket politikës së vizave në rast se Kosova dhe Serbia tregohen të papërgjegjshme karshi dialogut dhe situatës në veri të Kosovës.

Kreu i shtetit francez kishte thënë se një qëndrim të tillë e ndajnë bashkë me Gjermaninë dhe se do të qëndrojnë vigjilent sa i përket kësaj çështje dhe në përgjithësi rajonit të Ballkanit Perëndimor./Gazeta Express

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit