Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.
Ndërhyrja është bërë për t’i pastruar mushkëritë. Sipas Abc News, mjekët thonë se operacioni ka rezultuar i suksesshëm.
Nano vijon trajtimin në spital dhe rikuperimi sipas mjekëve kërkon kohë. Megjithatë aktualisht gjendja shëndetësore e Nanos është e qëndrueshme./Abc News