Prej disa ditësh Turqia është “pushtuar” nga reshjet e dendura të shiut dhe për pasojë nga përmbytje të mëdha.
Kjo situatë ka sjell dëme të mëdha materiale, por nuk kanë munguar as incidentet fatkeqe si në një rast në në qytezën e Aksaray, ku një foshnje vetëm 3-muajshe është marrë nga rryma e ujit, që përfshiu banesën e familjes së saj si pasojë e vërshimit të ujërave, sipas mediave turke.
Ekipet e shpëtimit të përbërë nga 250 persona, prej ditës së djeshme po vijojnë kërkimet në rajonin ku ndodhi ngjarja, por ende nuk u gjet asnjë gjurmë të foshnjës.