-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua nga autoritet franceze, Behar Bajri kishte kërkuar azil

Kryesoret

Dy ditë më parë ra në pranga Behar Bajri i cili akuzohet nga SPAK për përfshirje në grupe kriminale.

Në lidhje me arrestimin e tij kanë reaguar edhe autoritet franceze të cilat u shprehen se nuk strehojnë mafia shqiptare.

Arrestimi i Behar Bajrit, autoritet franceze: Mesazh grupeve kriminale, nuk strehojmë mafia

Bajri u arrestuar nga hetuesit francezë pasi dyshuar se është i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Nga operacioni ku u vu në pranga Bajri u bë i mundur shkatërrimi i një grupi kriminal.

Arrestimi i Bajrit erdhi pasi ai kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin. 43-vjeçari konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar dhe dyshohet se është përfshirë edhe në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht të 2020.

Po ashtu në mediat e huaja thuhet se Prokuroria Shqiptare e ngarkuar me luftën kundër krimit të organizuar lëshoi ​​një urdhër-arresti më 26 korrik, të shpërndarë me një njoftim të Interpolit. Falë hetimeve telefonike, hetuesit e Brigadës Kombëtare të Kërkimit të Arratisur (BNRF) të Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) arritën të lokalizojnë kriminelin në qytetin e Strasburgut.

Sipas informacioneve mësohet gjithashtu Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit