-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet, u gjet i mbytur në rezervuar pas denoncimit të familjarëve, reagon policia

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar pas gjetjes të trupit të pajetë të një të moshuari, i cili ishte larguar prej një jave nga banesa. Ai është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, 14 km larg qytetit të Korçës.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 06.09.2023, rreth orës 17:30, në bregun e rezervuarit të Gjançit, Korçë, është konstatuar i pajetë, dyshohet i mbytur shtetasi N. N., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 02.09.2023, ishte larguar nga banesa e tij. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë në Korçë, gjendet i pajetë në rezervuar 63-vjeçari

Kujtojmë se, familjarët e 67-vjeçarit Niko Ngjela kanë bërë denoncim në Policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre. Nga ajo ditë, policia por dhe familjarët kanë kontaktuar edhe persona të tjerë, por duket se asnjëri prej tyre nuk ka pasur informacion për të.

Burime jozyrtare thanë se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij rezervuari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit