Mbyllet misioni i zjarrfikësve shqiptarë dhe Forcave të Armatosura që shkuan në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve. 48 trupat shqiptare janë kthyer nga Kapshtica.
Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve në një nga zonat më të prekura, si ajo e Alexandroupolit.
48 efektivë zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete mbështetëse nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë ndërkufitare të Korçës dhe Maliqit, qëndruan për 15 ditë në Greqi dhe ndihmuan për tejkalimin e situatës së rëndë nga zjarret.