Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij të radhës, e cila titullohet “Amanet” dhe ka arritur 118 mijë shikime.
Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”.
Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.
Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta. Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie.