-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futën dy vajza në makinë, pezullohen policët

Kryesoret

Inspektorati Policor i Kosovës deklaron se në dy raste të ndara ka rekomanduar pezullimin e 4 zyrtarëve policor. Njeri rast ka ndodh në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale  “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është pezulluar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e pezullimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore.

Në rastin tjetër, i cili ka ndodhur në Ferizaj, në interes të një  hetim preliminar ka rekomanduar pezullimin për 72 orë  të 3 zyrtareve policorë nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit