Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Çekisë e cila u zhvillua në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.
Pas 97 minuta lojë ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe me plot emocione dha raste për të gjetur portën.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa e dyta soli spektakël. Ishte Çekia ajo që shënoi dy gola në pak minuta po goli i parë u anulua për shkak se ishte pozicion jashtë loje.
Pas anulimit erdhi goli i dytë dhe i parë i rregullt nga Provod për çekët.
Pas pak minutash Çekia gjeti portën me Krejçi. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje nga vijërojtësi, por më pas VAR-i i jep avantazhin vendasve.
Por festa e çekëve nuk zgjati gjatë pasi pak minuta nga goli i tyre Bajrami gjeti portën për kombëtaren me një super gol nga distanca.
Në minutat të vijim pati raste për të gjetur një rezultat edhe me pozitiv duke marre një fitore por që nuk u gjet më porta nga asnjëra palë.
Me ndeshjen e sotme Shqipëria rendit e dyta në grup dhe në ndeshjen e radhës më 10 shtator pret Poloninë në Air Albania.